Prishtina e Re e trondit Ferizajn e Ismet Munishit

Futboll

Prishtina e Re e trondit Ferizajn e Ismet Munishit

Nga: K.G.. Më: 15 shtator 2023 Në ora: 19:39
Prishtina e Re

Humbje e rëndë për Ferizajn e kryetrajnerit Ismet Munishi.

Prishtina e Re e ka tronditur Ferizajn duke e mundur me rezultat 4:2.

Ferizaj ka pësuar humbje si vendas, një humbje që dhemb shumë. 

“Kjo fitore e madhe i dedikohet Eridon Malokut i cili në minutën 1-rë e theu këmbën!

Shërim të shpejtë kampion. 

Të presim edhe më të fortë. 

Urime fitorja të gjithëve”, njofton KF Prtishtyina e Re.

Pas javës së 4-të në Ligën e Parë të Kosovës, Grupi B në futboll, Prishtina e Re kryeson me 9 pikë dhe Ferizaj është në të tretin me 7 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat