Dy filozofi përballë njëra-tjetrës

Futboll

Dy filozofi përballë njëra-tjetrës

Më: 15 shtator 2023 Në ora: 13:37
Pioli e Inzaghi

Në krahasim me Euroderbin e sezonit të kaluar, do të jenë plot 22 emrat e rinj mes fushës dhe stolit në përballjen e ardhshme Inter-Milan në kampionat.

Kuqezinjtë investuan 134 milionë euro për 10 blerje, duke u mbyllur me një deficit prej rreth 60 milionë, krahasuar me rreth 108 milionë të shpenzuara nga zikaltrit për 12 lojtarë, duke kryer një merkato me kosto zero.

Corriere dello Sport ka folur për filozofitë e kundërta të dy klubeve.

Inter-i mund të ketë deri në 4 lojtarë italianë në fushë nga minuta e parë, ndërsa Milani do të ketë vetëm Calabria-n, pasi ka zgjedhur rrugën e kundërt në merkato, duke u fokusuar te lojtarët e huaj.

Një tjetër ndryshim thelbësor ka të bëjë me diferencën e moshës: zikaltrit janë skuadra me moshën mesatare më të lartë, 28.4 vjeç, ndërsa kuqezinjtë janë më të rinjtë, 25.7, plot 3 vite diferencë.

Inter-Milan do të jetë një sfidë mes botëve të kundërta, e cila do të vlejë edhe për kreun e renditjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat