Ademi kthehet me kërkesë për ndihmë te Duka

Futboll

Ademi kthehet me kërkesë për ndihmë te Duka

Më: 15 shtator 2023 Në ora: 13:18
Agim Ademi, Muamed Sejdini e Armand Duka

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, ka bërë të ditur se sot ka paraqitur ankesë lidhur me ngjarjet e ndodhura në ndeshjen e Kosovës ndaj Rumanisë.

Ademi ankesën e sotme e paraqiti te presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), Armand Duka, i cili është anëtar i Komitetit Ekzekutiv në UEFA.

“Rreth rastit të ndodhur në Rumani sot paraqita ankesë edhe të presidenti Armand Duka, i cili në cilësi të anëtarit të KE të UEFA-s është mbikqyrës dhe e mbulon edhe Kosovën. Ai si i deleguar i regjionit do ta adresojë ankesën tonë në mbledhjen e radhës të KE të UEFA-s”, shkroi Ademi në “Instagram”, në postimin e shoqëruar me një fotografi së bashku me Dukën dhe presidentin e Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut, Muamed Sejdini.

Kujtojmë se së fundmi pati një përplasje mes Ademit dhe Dukës rreth çështjes së futbollistëve nga Kosova që po zgjedhin të përfaqësojnë Shqipërinë.

Ademi kritikoi këtë qasje nga ana e FSHF-së, teksa Duka tha se çdo shqiptar e ka gjithmonë derën e hapur te Kombëtarja shqiptare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat