Superliga rikthehet me disa duele interesante

Futboll

Superliga rikthehet me disa duele interesante

Më: 15 shtator 2023 Në ora: 12:11
Pamje nga një ndeshje

Pas ndeshjeve të Kombëtareve, rikthehet emocionet e elitës së futbollit tonë.

Superliga vjen këtë vikend me ndeshjet e javës së pestë të cilat sjellin disa superduele.

Padyshim që ndeshja kryesore e kësaj do të zhvillohet të dielën në Klinë, ku Dukagjini pret Ballkanin, sfidë të cilën do ta gjykojë Mentor Ajeti, i cili rikthehet për të ndarë drejtësinë në Superligë.

Të njëjtën ditë në Hajvali, ballafaqohen Prishtina me Lirinë, një tjetër duel i rëndësishëm për të dy skuadrat. Këtë ndeshje do ta drejtojë Egzon Dakaj.

Duel joshës luhet të shtunën pasdite në Drenas, ku Feronikeli i bën ‘konak’ Llapit. Arbitri Ilir Mehmeti do ta ndajë drejtësinë në këtë duel.

Të njëjtën ditë luhen edhe përballjet Gjilani-Malisheva dhe Fushë Kosova-Drita.

Superliga/Java e Pestë

Të shtunën takohen:

Feronikeli 74-Llapi

Gjilani-Malisheva

Fushë Kosova-Drita

Të dielën takohen:

Prishtina-Liria

Dukagjini-Ballkani

Të gjitha ndeshjet fillojnë në orën 15:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat