KF Bashkimi - Luboten do të festojë 40-vjetorin e themelimit

Futboll

KF Bashkimi - Luboten do të festojë 40-vjetorin e themelimit

Më: 14 shtator 2023 Në ora: 19:11
KF Bashkimi - Luboten

Klubi i futbollit Bashkimi nga Luboteni i Shkupit ditën e diel feston 40-vjetorin e ekzistimit.

Me këtë rast kryetari i këtij klubi, Naim Saliu, i ftonë të gjithë sportdashësit dhe lojtarët që kanë luajtur në vitin e parë të themelimit në ndeshjen e parë kampionale të Ligës së Tretë-Veri, sezoni 2023/24, në lagjën Butel në ndeshjen që Bashkimi do ta luaj ndaj KF Rinia të Sarajit.

Në këtë ditë ftesë i është bërë edhe kryetarit të komunës së Butelit, Darko Kostovski.

Historia plot vuajtje e sakrifica e KF Bashkimi-Luboten, rrëfen kryetari i klubit, Naim Saliu:

K.F. Bashkimi është formuar në vitin 1983, me vet iniciativën e rinisë së fshatit Luboten.

Edhe pse nuk kemi pasur fushë futbolli, apo sallë sportive, shumë të rinj kanë lozur fuboll. Nga dashuria e madhe për topkëmbën kemi luajtur nëpër livadhe, rrugë, ose në oborrin e shkollës fillore “Liman Kaba”.  

Kjo bëri që së bashku me disa shokë të marrim iniciativën të formojmë një klub ku do të shfaqnim talentin tonë në këtë sport.

Një ditë prej ditëve shkuam te bisedojmë me arsimtarët e fshatit të cilët na propozuan që emrin e klubt t’ia vendosim Bashkim, pasi më herët këtë emër e kishte pasur shkolla e parë që ishte hapur në Luboten.

Pra kështu lindi KF Bashkimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat