Gattuso injorohet

Futboll

Gattuso injorohet

Më: 14 shtator 2023 Në ora: 19:06
Gattuso

Teksa pritej qe te arrihej akordi dhe te zyrtarizohej Gattuso, duket se Lyon ka ndryshuar mendje dhe ka peshkuar nje tjeter kampion Bote me Italine ne vitin 2006!

Fabio Grosso është trajneri i ri i Lyonit. Ajo që mungon është njoftimi zyrtar, por sipas L’Equipe, trajneri italian do të zëvendësojë Laurent Blanc.

Në fund, zgjedhja e klubit francez ra mbi ish-mbrojtësin e krahut, i cili e udhëhoqi Frosinone në ngjitjen në Serie A sezonin e kaluar; Grosso, 45 vjeç, pritet të jetë i pranishëm në stadiumin Groupama për ndeshjen e së dielës kundër Le Havre.

Në stol do të jetë treshja e Jérémie Bréchet, Jean-François Vulliez dhe Sonny Anderson, të cilët do të drejtojnë skuadrën në këtë tranzicion. Heroi i Kupës së Botës 2006, megjithatë, duhet të fillojë punën të hënën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat