Lautaro dhe Leao xhevahirë edhe për arkat e klubeve

Futboll

Lautaro dhe Leao xhevahirë edhe për arkat e klubeve

Më: 14 shtator 2023 Në ora: 16:23
Pamje nga një ndeshje

Do të jetë një derbi i klasit të lartë, por me një vlerë po ashtu të lartë. Përbërja e Interit dhe Milanit vlejnë thuajse 550 milionë euro secila, shifra që do ta dërgojnë në një miliardë euro duelin e së shtunës, referuar “Transfermarkt”.

“Djalli” vlen sot më shumë, saktësisht 550.2 milionë euro me Rafael Leaon si xhevahirin e skuadrës, ndërkohë që në krahun tjetër zikaltrit vlejnë 549.2 milionë me më i vlefshmi prej tyre është kapiteni Lautaro Martinez.

ZIKALTRIT – Në krye të Interit është Lautaro, i vetmi që ka një vlerësim treshifror prej 100 milionë eurosh. Argjentinasi nuk kushtonte kaq shumë as kur Barcelona e kërkonte në 2020-ën dhe rritja e tij ka qenë e dukshme, ashtu si ka qenë edhe për Nikolo Barelën, që kushton sot plot 70 milionë euro.

Nuk është rastësi që të dy janë mes kandidatëve për të fituar “Topin e Artë”. Alesandro Bastoni plotëson podiumin dhe pritet ta rrisë gjithmonë e më shumë vlerën e tij aktuale prej 60 milionësh. Vetëm 23 vjeç italiani është shtyllë e prapavijës zikaltër dhe e asaj të kombëtares. Fill pas podiumit vjen Hakan Çalhanoglu (40 milionë euro), simbol i operacioneve me parametër zero.

Turku iu rrëmbye Milanit në mes të kaosit të Eriksenit dhe me të Interi fitoi dy herë: kur e zgjodhi si pasardhës të danezit dhe kur i ndërroi rolin e tij, duke pasur kështu mundësinë për të shitur Brozoviçin pa shumë probleme. Idealja është pikërisht kjo: të gjendet zgjidhja për të ardhmen në shtëpi, arsye për të cilën është besuar edhe te Fratezi.

Blerja më e shtrenjtë e verës në Serinë A, Benzhamë Pavar, ashtu si bashkëkombësi i tij Markus Turam janë dy afrimet e reja që aktualisht vlejnë 40 milionë euro, me Interin që gjithmonë e më shumë po ndjek strategjinë për t’u besuar të rinjve me të ardhme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat