Stoli i Lyonit i besohet kampionit të botës në vitin 2006

Futboll

Stoli i Lyonit i besohet kampionit të botës në vitin 2006

Më: 14 shtator 2023 Në ora: 15:25
Fabio Grosse

Fabio Grosso është trajneri i ri i Lionit.

Ajo që mungon është njoftimi zyrtar, por sipas “L’Equipe, trajneri italian, kampion bote në vitin 2006, do të zëvendësojë Laurent Blanc.

Në fund, zgjedhja e klubit francez ishte ish-mbrojtësin e krahut, i cili e udhëhoqi Frosinonen drejt ngjitjen në Serinë A sezonin e kaluar. Grosso, 45 vjeç, pritet të jetë i pranishëm në stadiumin “Groupama” për ndeshjen e së dielës kundër Le Havre.

Në stol do të jetë treshja Jérémie Bréchet-Jean-FrançoisVulliez-Sonny Anderson, të cilët do të drejtojnë skuadrën në këtë tranzicion. Heroi i Kupës së Botës 2006, megjithatë, duhet të fillojë punën të hënën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat