Dybala jep një sinjal

Futboll

Dybala jep një sinjal

Më: 14 shtator 2023 Në ora: 14:12
Dybala

Roma e ka nisur keq këtë sezon teksa pas tre javëve të para në Serie A, verdhekuqtë e Jose Mourinhos kanë mundur të marrin vetëm një pikë duke koleksionuar një barazim dhe dy disfata.

Megjithatë, pas pauzës së kombëtareve, në kryeqytet shpresojnë që skuadra të rikthehet me një “marsh” më shumë dhe të ngjitet shpejt në klasifikim.

Në një prononcim të fundit, Paulo Dybala, një nga lojtarët më të rëndësishëm në organikën e Romës shpreson që në muajin mars skuadra të jetë në garë për të gjithë trofetë sezonal ndërsa “lëshon” edhe një sinjal për të ardhmen duke u shprehur se ai dhe familja e tij ndihen shumë mirë në Romë.

“Kam qenë gjithnjë i dashuruar me Romën si qytet, e kam dashur prej kur isha ende një fëmijë. Ishte një nga qytetet e mia më të preferuar, tani jetoj këtu. Unë dhe familja ime ndihemi shumë mirë në Romë, dua ta njoh sa më shumë. Është magjike të mësosh për këtë qytet, dua ta shijoj akoma.

Tifozët më kanë mbështetur shumë, nuk e prisja. I njihja pak, por më bënë të ndihem në shtëpi. Kjo ma lehtëson punën edhe në fushë pasi me mbështetjen e tifozëve mund të shprehesh më mirë. Jam mundur prej ditës së parë t’iu dhuroj atë dashuri që mora prej ditës së parë.

Sezoni do të jetë shumë i gjatë dhe shpresoj që në mars skuadra të jetë në garë në të gjitha kompeticionet ku merr pjesë. Kemi një skuadër të fortë, kanë ardhur lojtarë shumë cilësorë dhe duhet të vazhdojmë në rrugën e sezonit të kaluar”, u shpreh Dybala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat