Shevchenko: Inter e Milan po dhurojnë futboll të bukur

Futboll

Shevchenko: Inter e Milan po dhurojnë futboll të bukur

Më: 14 shtator 2023 Në ora: 14:08
Pamje nga një ndeshje

Pasditen e 16 shtatorit, mitiku italian “San Siro” do të presë “derbin e Madoninës”, të parin për këtë sezon, mes Inter e Milan, në një përballje që pritet të jetë vërtetë spektakolare, duke parë dhe formën aktuale të skuadrave.

Për përballjen, një mendim të vyer e tha dhe një prej futbollistëve që shënonte sistematikisht në derbi, “legjenda” ukrainase, Andriy Shevchenko, i cili për mediat është shprehur se ekipet do të zhvillojnë një përballje cilësore.

“Më pëlqen kur dëgjoj të flitet se presioni i derbit të bën mirë dhe është një avantazh. Unë e shijoja në maksimum kur shtohej presioni, më pëlqente të luaja ndeshje të rëndësishme.

Dhe derbi është një prej tyre.

Kur luajta derbin e parë e kuptova se çfarë do të thoshte. Dhe që nga ai moment i përgatita ndryshe takimet me Interin.

Mendoj se do të jetë një ndeshje shumë cilësore, sepse të dyja skuadrat janë forcuar.

Sidomos Milani, që ka ndërtuar një kontingjent të pasur me lojtarë të rëndësishëm. Nuk është rastësi që Interi dhe Milani kryesojnë kampionatin. Mbi të gjitha po luajnë edhe futboll të bukur”,- u shpreh “legjenda” ukrainase.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat