Tërbohen drejtuesit dhe trajneri i Interit

Futboll

Tërbohen drejtuesit dhe trajneri i Interit

Më: 14 shtator 2023 Në ora: 11:54
Inzaghi

Mungon shumë pak nga derbi i Milanos. Të dy skuadrat po e përgatisin në mënyrën më të mirë të mundshme, por ndërkohë në shtëpinë e zikaltërve është krijuar një çështje.

Bëhet fjalë për Aleksis Sançez, i cili ka bezdisur dhe shumë drejtuesit që nuk e prisnin një gjë të tillë nga një kampion ekspert si ai. Në ditët e kaluara, kiliani ka vendosur t’i përgjigjej pozitivisht thirrjes së kombëtares, duke u grumbulluar me Kilin pavarësisht se kishte pak ditë që ishte transferuar te Inter-i dhe klubi kishte shprehur dëshirën për ta mbajtur në qendrën stërvitore, për ta lejuar që të rikuperonte formën.

Përveç zgjedhjes për t’u grumbulluar me kombëtaren, ka ardhur edhe dëmtimi që ka përkeqësuar gjërat. Pikërisht ajo për të cilën kishte frikë Inter-i dhe që ka tërbuar drejtuesit dhe trajnerin Inzagi, i cili tani nuk është i sigurt nëse do ta ketë në dispozicion për derbin e të shtunës.

Për këtë situatë ka folur edhe Xhiovani Kapuano, gazetar i njohur, në rrjetet sociale.

“Çështja Sançez mund të ekzistojë vetëm në botën e futbollit. Ke një vartës dembel dhe për ta larguar duhet t’i paguash një dëmshpërblim të majmë.

Një vit më pas vendos ta rikthesh dhe më pas befasohesh, dhe lë të kuptohet se je i ‘bezdisur’ sepse në rastin e parë ai mendon për punët e veta”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat