Dinamo City feston në “frymën e fundit”

Futboll

Dinamo City feston në “frymën e fundit”

Më: 13 shtator 2023 Në ora: 21:57
Dinamo City

Dinamo City arrin fitoren e parë në Superiore.

Skuadra e Luigi Di Biagios triumfoi 2-1 në “frymën e fundit” kundër Kukësit në sfidën e javës së tretë të sezonit 2023/2024, që u luajt në “Elbasan Arena”.

Pjesa e parë nuk prodhoi asnjë gol, ndërkohë që fraksioni i dytë i takimit ishte tepër i luftuar. Indrit Prodani ishte heroi i 18 herë kampionëve të Shqipërisë.

25-vjeçari laçian realizoi dy golat e fitores për Dinamo City. Anësori i majtë zhbllokoi takimin në minutën e 53’, por verilindorët e Stavri Nicës barazuan rezultatin 13 minuta përpara fundit me anë të nigerianit Mustapha Gbolahan.

Gjithsesi, Prodani dërgoi sërish topin në rrjetë në minutën e 11-të shtesë. Dinamo City gjen tri pikët e para në kampionat, teksa Kukësi mbyll renditjen me zero pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat