Shtatë gola në Rrogozhinë

Futboll

Shtatë gola në Rrogozhinë

Më: 13 shtator 2023 Në ora: 19:01
Pamje nga ndeshja

Festival golash në sfidën hapëse të javës së tretë të Kategorisë Superiore mes Egnatias dhe Erzenit të zhvilluar në Rrogozhinë.

Vendësit fituan me rezultatin 4-3, duke lëshuar shumë në pjesën e dytë, me shijakasit që nga një disavantazh prej 3 golash brenda 22 minutash lojë, iu afruan barazimit në shtesë.

Dwamena ishte thjesht i papërmbajtshëm në minutat e para, teksa e tundi fillimisht rrjetën në minutën e nëntë, duke zhbllokuar rezultatit, më pas realizoi edhe dy gola të tjerë (16’ dhe 22’), pasi Erzeni ende nuk e kishte marrë vetëm nga ndëshkimi i shpejtë.

Në të 31-tën, Maliqi shkurtoi diferencën në 3-1, por Zejnullai ktheu shpejt epërsinë e tre golave (4-1) para se skuadrat të shkonin në dhomat e zhveshjes për pushimin mes pjesëve.

Erzeni gjen forca për të reaguar në pjesën e dytë. Meçja në minutën e 54-t shkurtoi diferencën në 4-2, ndërsa në kohën shtesë, më konkretisht në 90+3’ Karhrimanovic realizoi të tretin për miqtë, duke e bërë më emocionuese sfidën në minutat e fundit. Megjithatë, nuk pati më ndryshim rezultati, kështu që Egnatia iu gëzua fitores së dytë radhazi pas suksesit 0-4 në fushën e Kukësit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat