Ylli i Italisë zyrtarizohet të Al Arabi në Katar

Futboll

Ylli i Italisë zyrtarizohet të Al Arabi në Katar

Më: 13 shtator 2023 Në ora: 18:47
Marco Verratti

Italiani, Marco Verratti ka kompletuar zyrtarisht transferimin e tij nga Paris Saint-Germain tek skuadra e Qatar Stars League, Al-Arabi.

Ai kishte ateruar atje që disa ditë për të kryer testet mjekësore dhe të nënshkruajë një kontratë ku do të përfitojë para të majme.

“U kry”, ishte fraza që përdori gazetari ekspert për transfere i Sky Sport Italia, Fabrizio Romano – e cila frazë u përdorë edhe nga klubi për zyrtarizimin e italianit.

Verratti, i cili mbush 30 vjet në nëntor, asnjëherë nuk ka luajtur në Serie A dhe duket se ai nuk do ta bëjë këtë, derisa kishte kaluar në Paris duke u transferuar nga skuadra e Serie B, Pescara për 12 milionë euro në verën e vitit 2012.

Ai ishte lidhur me një kalim edhe tek Al Hilal dhe Al Ahli këtë verë në Pro Ligën Saudite, por Paris Saint-Germain nuk arriti që të bie dakord me këto skuadra.

Raportohet që kjo marrëveshje i ka kushtuar skuadrës nga Katari 45 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat