Bayern Munih zbulon statujën e Gerd Muller

Futboll

Bayern Munih zbulon statujën e Gerd Muller

Më: 13 shtator 2023 Në ora: 15:37
Statuja e Gerd Muller

Dy vite pas vdekjes së Gerd Muller, Bayern Munih zbuloi statujën e tij jashtë stadiumit “Allianz Arena”.

Skulptura është meritë e artistit Karel Frohn dhe tregon Muller duke festuar pas një prej qindra golave që shënoi në karrierën e tij. Muller vdiq në moshën 75-vjeçare në gusht të vitit 2021, duke lënë pas një trashëgimi të madhe për klubin bavarez dhe kombëtaren gjermane.

Me Bayern Munich fitoi tre herë Kupën e Kampionënve të Europës në vitet ’70, ndërsa në 427 ndeshje në Bundesliga ai shënoi 365 gola. Me kombëtaren gjermane fitoi Kupën e Botës në vitin 1974.

Në 62 ndeshje atë sezon, ai shënoi 68 gola, 14 prej tyre në Botëror. Në vitin 2970 ishte fituesi i “Topit të Artë” dhe në vitin 1972 fitou Europianin.

Statuja prej bronzi, ka një lartësi prej 4.2 metrash dhe peshon rreth një ton.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat