Argjentina “shkëlqen” edhe pa Messin në fushë

Futboll

Argjentina “shkëlqen” edhe pa Messin në fushë

Më: 13 shtator 2023 Në ora: 13:06
Argjentina

Argjentina ka mposhtur në transfertë Bolivinë, duke marrë fitoren e dytë radhazi në ndeshjen kualifikuese për Botërorin 2026.

Kampionët e Botës kanë fituar me rezultatin 3:0 edhe pse pa Lionel Messin në fushë.

Shiritin e kapitenit e mbajti Anhel di Maria, i cili shkëlqeu me dy asiste në golat e parë, të cilët u shënuan nga Enzo Fernandez dhe Nikolas Taljafigo.

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e dyfishtë për argjentinasit. Ndërsa në pjesën e dytë në minutën e 83′ u shënua edhe goli i tretë nga Nikolas Gonzales që vulosi fitoren e ekipit të Skalonit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat