Granit Xhaka elektrizon me gishtin e tij, provokon kritikët: Kushdo që më njeh e di

Futboll

Granit Xhaka elektrizon me gishtin e tij, provokon kritikët: Kushdo që më njeh e di

Nga: K. Goca Më: 13 shtator 2023 Në ora: 12:03
Granit Xhaka

Një gol, një asistim pas gjithë atyre kritikave të ditëve të fundit, Granit Xhaka tregoi ndaj Andorrës pse është kaq i rëndësishëm për kombëtaren e Zvicrës në aspektin sportiv.

Pas fitores 3:0 ndaj Andorrës, kapiteni merr qëndrim, shkruan mediumi zviceran “Blick”.

Ecuria e kombëtares në fitoren 3:0 ndaj Andorrës!

“Ne e treguam edhe një herë përgjigjen në fushë.

Pjesa e parë nuk ishte aq e dobët sa dukej.

Pas pushimit ishte një paraqitje shumë e mirë, me më shumë shpejtësi.

Dhe më pas erdhën golat.

Tre gola, tre pikë: Kjo fitore ishte e domosdoshme.

Ne donim të merrnim gjashtë pikë kundër Kosovës dhe Andorrës, por tani kemi marrë katër. Megjithatë: Mund të jemi të kënaqur, jemi ende liderë në grup”, tha Xhaka.

Xhaka ka festuar golin e tij me gisht në hundë!

“Kushdo që më njeh e di: më pëlqen të provokoj.

Kur provokohem, atëherë kundërpërgjigjem dhe përgjigjen e jap gjithmonë në fushë.

Lavdërime ka herë pas here, por jo aq shumë sa kritika.

Jam kurioz ta shoh si më vlerësoni tash në media”, ”, thotë Xhaka.

Diskutimi me Murat Yakin?

“Ishte një bisedë shumë e mirë.

Folëm hapur, shumë pozitivisht.

Unë jam i lumtur për këtë.

Ne kemi një marrëdhënie të mirë. Ai më njeh dhe di si të sillet me mua.

Fjalët e mia nuk ishin menduar kundër tij personalisht.

Dhe prej saj u bë më shumë sesa ishte në të vërtetë.

Për mua çështja tani ka përfunduar”, tha mes të tjera Xhaka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat