Frattesi: E turpshme që San Siro vërshëllen Donnarumman

Futboll

Frattesi: E turpshme që San Siro vërshëllen Donnarumman

Më: 13 shtator 2023 Në ora: 00:41
Donnarumma

“Nuk kam parë kurrë një gjë të tillë në kombëtare, i kuptoj të gjitha, por janë gjëra të padenja.

Ne shkuam diku tjetër dhe nuk ndodhi, nuk e kuptoj pse kur vjen këtu ne San Siro, shahet”…

Keshtu e ka nisur mesfushori i Italise, protagonist me dy gola ne fitoren ndaj Ukraines, komentin per vershellimat e San Siro-s ndaj Donnarumma-s. Tifoze te Italise por edhe te Milanit, kane vershellyer portierin, duke mos e falur per ate largim me parametra zero te PSG perpara 3 vitesh…

Por, nuk eshte i ketij mendimi Luciano Spalletti, trajneri i Italise: “Jemi të privilegjuar, nëse fishkëllejnë është se nuk e meritonim duartrokitjen. Mund të reagojme me qëndrime, herë të tjera me fjalë.

Por ka raste si keto qe duhet thjesht te heshtim dhe te shohim punen tone.

Ndoshta nëse na kane ngacmuar, do te thote se gjithashtu panë diçka që nuk ishte në rregull. Jemi te privilegjuar, sepse na jepet një shans që të gjithë do të donin të jetonin, por nuk munden.

Dhe nuk jam i kënaqur me ata futbolliste që më pas reagojnë në rrjetet sociale me fjali te vogla.

Ne kemi për detyrë të sillemi si profesionistë, jo si fëmijë të llastuar. Hesht dhe pikë, edhe kur vershellehet".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat