Inter - Milan, derbi më derbi i të gjithë Europës

Futboll

Inter - Milan, derbi më derbi i të gjithë Europës

Më: 12 shtator 2023 Në ora: 13:56
Logo e Interit dhe Milanit

Inter – Milan, derbi më derbi i të gjithë Europës. Spektakël, kryesues gola dhe tifozë, asnjë qytet i kontinentit si Milano!

Inter – Milan, në program këtë të shtunë, do të jetë derbi më i bukur, i ndier dhe i ndjekur i tërë Europës. I bukur pasi numrat e sulmeve sigurojnë spektakël, sfidohen dy skuadrat me më shumë gola të shënuar në kampionat në 3 javët e para. I ndier pasi skuadra që shënon më shumë këtë herë, do të sigurojë e vetme dhe kryesimin e kampionatit.

Më i ndjekur pasi asnjë nga qytetet e tjera të mëdha të futbollit europian sjell kaq shumë tifozë në stadium siç bën Milano, “San Siro” ka një atmosferë unike, një magji koresh dhe ngjyrash, dhe mbi të gjitha, është gjithmonë plot.

Interi ka shënuar pesë herë me Lautaro Martinez, Milani katër me Giroud. Sfidë brenda sfidës mes dy kryegolashënuesve të Serie A. Inzaghi ka çuar te goli edhe një anësor të mesfushës, (Dumfries), regjisorin e skuadrës, (Calhanoglu), si dhe sulmuesin tjetër Thuram. Pioli godet nga qendra dhe nga krahët, duke shtuar opsionet sulmuese, ka nxjerrë para portierit kundërshtar dy herë Pulisic, nga një herë Theo Hernandez dhe Leao. Për mesataren e golave nuk ka qytet që feston me këtë frekuencë. 2.7 gola të shënuar çdo 90 minuta për Interin dhe Milanin me një total prej 5.4. City shënon më shumë se to, me një mesatare prej 2.8 por nuk ka kush ta mbështesë, pasi United në Manchester shënon vetëm 1.3 gola për ndeshje. E njëjta gjë ndodh edhe nëse shihen dy skuadrat londineze të Premier, Tottenham shënon sa sulmi i Guardiolës, 2.8 gola për ndeshje, por Arsenali nuk mban dot ritmin me 2 gola për ndeshje.

NË KRYE

Me sulme të tilla Inter dhe Milan kanë arritur lehtësisht majën e klasifikimit. Të dyja kanë pikë të plota, bashkë kanë siguruar 18 pikë nga 18 në dispozicion. Një derbi i kuotës së lartë që nuk haset në asnjë cep të Europës që vlen. Reali komandon në La Liga me 12 pikë, i ndjekur nga Girona dhe Barcelona me 10. City udhëheq Premier League me 12 i pikë, i ndjekur nga londinezet Tottenham, Arsenal dhe West Ham me 10. Leverkusen dhe Bayern Munich me 591 kilometra distancë ndajnë kreun e Bundesligës me 9 pikë. Monaco, PSG dhe Marseille, nga qytete të ndryshme janë në krye të Ligue 1. Inter dhe Milan së bashku kanë një mesatare prej 6 pikësh, Manchesteri arrin në 4.5 , Madridi është pak më lart me 5.3. Dy skuadrat e para të Londrës bëjnë së bashku 5. Bën përjashtim kampionati portugez me Porton e Boavistan që kryesojnë Ligën por jo me pikë të plota si Inter e Milan.

MBROJTJET

Ruajtja e portës së paprekur është një nga detyrat më të vështira në Europë. Inter nuk ka pësuar gol në 3 ndeshje nga 3 të luajtura, Milani ka pësuar dy gola, dhe mesatarja në kompleks e golave të pësuar është 0.7. Skuadrat e Madridit kanë një mesatare të mirë por jo aq sa ajo e Milanos, me Atleticon e Realin që kanë pësuar së bashku 0.8 gola për ndeshje, Londra dhe Manchesteri janë akoma më të brishtë, pasi Tottenham dhe Arsenal kanë pësuar së bashku 8 gola me një mesatare prej 2 golash për ndeshje, ndërsa Manchesteri me dy skuadrat e tij, City dhe United kanë pësuar 2.3 gola për çdo javë kampionati.

SAN SIRO FESTON

Stadiumi i tejmbushur është shkak dhe pasojë, interistë dhe milanistë kanë ndjekur me entuziazëm zhvillimet e merkatos verore duke e mbushur “San Siron” që nga fillimi, me atmosferën që ka karikuar skuadrat. Në tre raste këtë sezon, 2 herë për Interin dhe një herë për Milanin, San Siro ka kaluar numrin e 70 mijë spektatorëve.

Në Europë vetëm Old Trafford ka të njëjtin sharm, me thuajse 73 mijë spektatorë që kanë ndjekur fitoret e United kundër Wolverhamton dhe Nottingham, Etihad Stadium, shtëpia e Cityt nuk mund të mbushet më shumë se 54 mijë spektatorët që ndoqën sfidën kundër Newcastle, për një mesatare prej 126 mijë fansash anglezë për ndeshje në Manchester, me Milanon që kap thuajse 140 mijë spektatorë për ndeshje. Madridi ndodhet në vend të tretë pasi ndikojnë punimet në Bernabeu, me 66 mijë spektatorë për Real – Getafe ndërsa në Metropolitano ishin 56 164 për Atletiko Granada. San Siro edhe në këtë aspekt dominon!.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat