Sarri i bindur për sezonin e ri me Lazion

Futboll

Sarri i bindur për sezonin e ri me Lazion

Më: 12 shtator 2023 Në ora: 12:21
Hysaj e Sarri

Sarri i bindur për sezonin e ri me Lazion!

Elseid Hysaj mungoi në dy ndeshjet e para me Lazion për shkak dëmtimi, por u rikthye vetëm një javë më vonë duke luajtur në javën e tretë.

Gjithashtu, Hysaj luajti titullar me Kombëtaren kuqezi në dy ndeshjet eliminatore.

Kështu, mbrojtësi shkodran konfirmon gjendjen e mirë fizike që ka aktualisht dhe Sarri nuk ka asnjë dilemë për formacionin. Mediat italiane raportojnë se është titullari i padiskutueshëm edhe për ndeshjen ndaj Juventusit dhe në këtë mënyrë do të vazhdojë.

Sa i përket formacionit të mundshëm, një vend në rreshtim ka zënë edhe Kamada, japonezi i afruar në skuadër gjatë kësaj merkatoje ndërkohë që pritet të ketë edhe ndryshime në pjesën tjetër të skuadrës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat