Gattuso gati

Futboll

Gattuso gati

Më: 12 shtator 2023 Në ora: 11:52
Gattuso

Gennaro Gattuso pritet të jetë trajneri i ri i skuadrës së Olympique Lyon.

Mediet franceze raportojnë se italiani, i cili është pushim që pas largimit nga Valencia në janara të 2023-shit, me shumë mundësi do të jetë zëvendësuesi i Laurent Blanc te Lyon.

Gattuso theksohet se ka qenë në Francë në ditët e fundit, për të biseduar nga afër me drejtuesit e klubit të Lyon.

Ndërsa për çështje ditësh pritet edhe zyrtarizmi i italianit në krye të skuadrës që vuan në fund të renditjes së Ligue 1 në këtë fillim sezoni.

Megjithatë deri në momentin që do të zyrtarizohet trajneri i ri, skuadra e Lyon do të drejtohet nga zëvendësuesit e përkohshëm të Blanc, dyshja Vuillez dhe Brechet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat