Ramadani zbulon bisedën me Gjimshitin

Futboll

Ramadani zbulon bisedën me Gjimshitin

Më: 10 shtator 2023 Në ora: 23:32
Ylber Ramadani

Pas fitores 2-0 të Shqipërisë ndaj Moldavisë foli Ylber Ramadani. Mesfushori u shpreh se ishte e vështirë për kuqezinjtë në 15 minutat e para, por pas golit të anuluar të polakëve, kombëtarja u zgjua.

“Ishte e vështirë deri në 15 minutat e para, shënuan edhe golin dhe i thashë edhe Gjimshitit se duhej të zgjoheshim. Pastaj erdhi goli i Asanit dhe e morëm veten, më pas nuk mbaj mend ndonjë rast të Polonisë.

Thashë se do të luanim për të fituar, e dinim sa vlente fitorja. Kemi edhe tre finale të tjera, falenderoj tifozët, stafin dhe presidentin.

Po bëhet një punë e madhe, shpresoj të vazhdojmë kështu.

Që nga viti i kaluar te Aberdeen jam rritur shumë dhe duhet të punoj ende, jam vetëm

27-vjeç dhe dua të jap më të mirën për kombëtaren dhe për klubin. Duhej të kujdesesha për Lewandowskin dhe Zielinskin, dhe i thashë Asllanit që të luante topin. I kam thënë trajnerit që nuk e kam pasur problem ta mbroj Zielinskin, e di që ka kualitet dhe teknikë”, u shpreh Ramadani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat