Daku: Njeriun e drejtë Zoti e ndihmon dhe lotët i kam derdhur prej thellësisë së shpirtit

Futboll

Daku: Njeriun e drejtë Zoti e ndihmon dhe lotët i kam derdhur prej thellësisë së shpirtit

Më: 10 shtator 2023 Në ora: 23:22
Mirlind Daku

Futbollisti Mirlind Daku, ka folur pas golit të parë që realizoi me kombëtaren shqiptare, duke thënë se ka qenë i sigurt që do të shënojë.

Daku gjithë golin e ka përshkruar me një fjali, njofton Klankosova.tv.

“Dua ta nisi me një fjalim për çdo gjë njeriun e drejtë Zoti e ndihmon dhe lotët i kam derdhur prej thellësisë së shpirtit, kanë qenë lot që debutova me kombëtaren shqiptare. Me ndihmuar për kualifikimin që është në Kampionatin Evropian”, ka theksuar Daku.

“Në atë moment më ish dukur që çdo e keqe që e kam pasur brenda ka dalë jashtë, jam ndjerë si me i heqë 100 kilogram nga shpina”.

“100 për qind i sigurt kam qenë që do të shënojë në Shqipëri. Më mirë nuk e bëra në ndeshjen e parë por në ndeshjen e dytë para gjithë kësaj tifozerie”.

Daku theksoi se golin ia dedikon gjithë dëshmorëve të Kosovës që kanë dhënë jetën për atdheun.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat