Messi me mesazh “prekës” për marokenët

Futboll

Messi me mesazh “prekës” për marokenët

Më: 10 shtator 2023 Në ora: 18:52
Messi

Lionel Messi ka dërguar një mesazh prekës për të gjithë njerëzit në Marok pas tërmetit vdekjeprurës që mbyti me mijëra njerëz

Numri i të vdekurve nga ky termet i fuqishëm në Marok është rritur në më shumë së 2000, raporton BBC.

Tërmeti, i cili kishte një magnitudë 6.8 ballë ka goditur Marakeshin dhe disa qytetet të premten në mbrëmje, ku sipas ministrit të mbrendshëm, më shumë së 1400 njerëz kanë pësuar lëndime serioze.

Dy futbollistët e Kombëtares së Marokut, Sofyan Ambrabat dhe Hakim Ziyech, të cilët ndihmuan vendin e tyre të arrin në finale të Botërorit vitin e kaluar, kanë qenë në mesin e atyre që kanë dërguar mesazhe mbështetëse për ata të cilët janë prekur nga tërmetit kurse tani këtë e ka bërë edhe sulmuesi i Argjentinës dhe Inter Miamit, Messi.

“Ngushëllimet e mija për të gjitha familjet e viktimave nga tërmeti në Marok duke ju dhënë forcë të plagosurve dhe atyre që janë prekur nga kjo katastrofë e tmerrshme”, ka shkruar Messi në një story në Instagram.

Mbreti i Marokut, Mohammed VI ka deklaruar tri ditë zije të shtunën dhe ka urdhëruar që të ofrohen ushqim, strehë dhe gjëra tjera për të mbijetuarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat