Shitja e Milanit iu sjell telashe ish-pronarëve

Futboll

Shitja e Milanit iu sjell telashe ish-pronarëve

Më: 10 shtator 2023 Në ora: 18:42
Foto ilustrim

Sipas agjencisë “Reuters”, fondi “Elliott”, ish-pronar i Milanit, ka nisur procedurat ligjore në Luksemburg kundër “BlueSkye Financial Partners”, një investitor pakice te kuqezinjtë, i cili muajt e fundit kundërshtoi shitjen e “djallit” te “RedBird”.

Sipas kësaj padie, fondi “Elliott” dhe familja Singer që e zotëron, akuzon “BlueSkye Financial Partners” dhe përfaqësuesit e saj për krime duke përfshirë shantazh, zhvatje dhe keqinterpretime mashtruese në mbështetje të veprimit të saj ligjor kundër shitjes së Milanit në fondin e Xherri Kardinales për 1.2 miliardë euro.

Kjo është raportuar edhe nga portali “Calcio e Finanza”, i cili shton se “një aktakuzë penale private është dorëzuar ndaj “BlueSkye Financial Partners”, në filialin e saj në Luksemburg.

Në një deklaratë për “Reuters”, “BlueSkye” e quajti kërkesën e “Elliott”-it “një veprim të njëanshëm të pabazuar” dhe një “përpjekje për të anashkaluar” procedurat ligjore të iniciuara nga “BlueSkye”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat