Altin Lala për televizionin polak: Ju keni ekip më të mirë, por sonte fiton Shqipëria!

Futboll

Altin Lala për televizionin polak: Ju keni ekip më të mirë, por sonte fiton Shqipëria!

Më: 10 shtator 2023 Në ora: 16:09
Altin Lala dhe Polonia

Ish-mesfushori i Kombëtares sonë, Altin Lala së fundmi ka dhënë një intervistë për TVP Sport, median e njohur polake.

Legjenda e kombëtares sonë ka dhënë mendimin e tij për ndeshjen e sotme, duke u shprehur optimist.

“Kemi shumë cilësi në skuadër, secili prej 23 lojtarëve luan në nivele të larta. Armando Broja, Kristjan Asllani, Berat Gjimshiti dhe shumë lojtarë të tjerë luajnë në liga të forta. Mendoj se kemi një shans në këtë grup dhe tani kemi një ndeshje vendimtare.

Në letër keni patjetër ekipin më të mirë në këtë grup. Më mirë se Shqipëria dhe Çekia. Polonia është e aftë të bëjë shumë më shumë se sa ka treguar në raundet kualifikuese. Nuk e di pse – ju duhet të jeni duke bërë diçka të gabuar.

Ndeshja e së dielës do të jetë e barabartë. Unë besoj te Shqipëria dhe mendoj se do të fitojë 1-0. Por pres që në fund të raundeve kualifikuese të dyja skuadrat tona të zënë vendet e para dhe ne të luajmë në Europianin e Gjermanisë”, deklaroi Lala për televizionin polak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat