Doçi nuk mjafton, Vllaznia eliminohet

Futboll

Doçi nuk mjafton, Vllaznia eliminohet

Më: 10 shtator 2023 Në ora: 13:54
Vllaznia

Vllaznia e femrave është mposhtur nga Valur me rezultatin 2-1 në finale e Grupit 7 të Ligës së Kampioneve.

Në “Loro Boriçi” ishte skuadra islandeze që shënoi e para me anë të Ágústsdóttir në minutën e 23-të. 1-0 për Valur, rezultat që mbylli dhe pjesën e parë.

Në pjesën e dytë, më saktësisht në minutën e 81-të islandezet dyfishuan rezultatin me anë të Björgvinsdóttir në minutën e 81-të. Në fundin e takimit, Megi Doçi arriti të realizojë një gol mjaft të bukur nga distanca, por që nuk mjaftoi për të përsëritur sezonin e kaluar.

Kështu Vllaznia i ka dhënë lamtumirën Ligës së Kampioneve duke humbur mundësinë për të vazhduar më tej. Në Grupin 7, në vendin e tretë u rendit Fomget e Turqisë që mundi 6-0 Hajvalinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat