Dinamo e Zagrebit apo rivali i kampionit të Kosovës, njihuni nga shitja e futbollistëve me shifra mbi 20 milionëshe

Futboll

Dinamo e Zagrebit apo rivali i kampionit të Kosovës, njihuni nga shitja e futbollistëve me shifra mbi 20 milionëshe

Nga: K. Goca Më: 10 shtator 2023 Në ora: 12:22
Stadiumi Maksimir

Kampioni i Kosovës, Ballkani i Therandës, më 5 tetor do të takohet me Dinamon e Zagrebit, në kuadër të fazës së grupeve të Conference League.

Pas 35 viteve sërish Dinamo do të zbarkojë në stadiumin e Prishtinës, tani “Fadil Vokrri”. 

Dinamo njihet si klub që ka përfituar shumë nga shitja e futbollistëve. 

Klubi i futbollit Dinamo e Zagrebit njihet si një klub që është në gjendje të bëjë të paktën një shitje të madhe çdo sezon.

Në 18 vitet e fundit, Dinamo nuk ka qenë vetëm një herë kampion i Kroacisë, është pjesëmarrëse e rregullt në garat evropiane dhe përveç problemeve të shumta që has (në radhë të parë rasti i Mamiqit), ka një biznes të shëndetshëm.

Dhe më shumë se të shëndetshme, sipas të dhënave të faqes së specializuar “Transfermarkt”.

Dinamo është në top 10 klubet me fitimet më të larta në transfertë në shekullin e 21-të.  

Renditet në vendin e nëntë me një fitim prej 334 milionë eurosh, që është një informacion mjaft interesant.

Lista kryesohet nga skuadrat portugeze, Benfica dhe Porto, ndërsa përballë skuadrës kroate janë Ajax, Lille, Sporting, Salzburg, Udinese dhe River Plate, ndërsa Lyon është në vendin e 10-të.

Dinamo e Zagrebit, transferët më të mëdha:

Marco Pjaca në Juventus për 23 milionë euro, 2016.
Dani Olmo në Leipzig për 22 milionë, 2020.
Luka Modriç në Tottenham për 21 milionë, 2008.
Josko Guardiol te Leipzig për 18.8 milionë, 2021.
Josip Shutalo në Ajax për 20.5 milionë, 2023.
Filip Benkoviq në Leicester për 14.5 milionë, 2018.
Eduardo da Silva në Arsenal për 13.5 milionë në 2007.
Marko Rog në Napoli për 13.5 milionë, 2017.
Vedran Çorluka në Manchester City për 13 milionë, 2007.
Lovro Mayer në Rennes për 12 milionë, 2021

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat