Kuqezinjtë e Bulkut fitojnë miqësoren e parë

Futboll

Kuqezinjtë e Bulkut fitojnë miqësoren e parë

Më: 9 shtator 2023 Në ora: 18:05
Shqipëria U19 

Shqipëria U19 fitoi ndeshjen e parë miqësore ndaj moshatarëve të saj nga Azerbajxhani në “Elbasan Arena” me shifrat 2-0. Skuadra e drejtuar nga Ervin Bulku arriti të triumfonte falë dopietës së realizuar nga Flavio Sulejmani.

90 minuta mjaft të mira të zhvilluara nga kuqezinjtë e ekipit kombëtar.

Pjesa e parë u mbyll me porta të paprekura ndërsa në të 51-n, pas një aksioni nga majta, Krasniqi shmangu bukur një nga kundërshtarët dhe shërbeu në qendër të zonës.

Ku sulmuesi i Perugias, Flavio Sulejmani, goditi me qetësi dhe kaloi kuqezinjtë në avantazh. Në të 75-n Shqipërinë U19 shënoi sërish, përsëri me Sulejmanin. Pas një aksioni të bukur të kuqezinjve.

Këto dy gola u mjaftuan 19-vjeçarëve kuqezi për të marrë fitoren në këtë përballje. Pesë minuta përpara fundit, Sanan i skuadrës azere u ndëshkua me karton të kuq. Të hënën do të luhet dhe sfida e dytë miqësore mes këtyre dy ekipeve, në Shtëpinë e Futbollit, në orën 16:30.

Trajneri Bulku pati mundësinë për të parë nga afër gjendjen e ekipit, teksa këto sfida luhen në kuadër të përgatitjeve për kualifikueset e Europianit të kësaj grup-moshe. Që zhvillohen në muajin nëntor.

Shorti i UEFA-s e ka pozicionuar Kombëtaren U19 në Grupin 13. Së bashku me Irlandën, Belgjikën dhe Slloveninë, ndërsa ndeshjet e këtij grupi do të zhvillohen në vendin tonë në datat 15, 18 dhe 21 nëntor 2023.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat