Belgjika kthehet me tre pikë nga Baku

Futboll

Belgjika kthehet me tre pikë nga Baku

Nga: K.G. Më: 9 shtator 2023 Në ora: 16:55
Belgjika feston

Kombëtarja e Belgjikës ka marrë tre pikë të rëndësishme nga stadiumi “Dalga Arena” në Baku.

Belgët shënuan fitore me rezultat minimal 1:0 ndaj Azerbajxhanit.

Vendasit u përpoqën deri në fund që të befasojnë por mysafirët në asnjë moment nuk lejuan ndonjë gabim.

Futbollisti Yannick Carrasco nga distanca paksa me devijim ka shënuar në pjesën e poshtme të azerëve, për fitoren e Belgjikës.

Pas xhiros së pestë të Grupit F të kualifikueseve për Kampionatin Evropian, Belgjika kryeson me 10 pikë, duke lënë pas Austrinë me 10, Suedia 3, Estoninë 1 dhe Azerbajxhanin me një pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat