Futbollisti më i ri që vesh fanellën e Spanjës, është “vetëm” 16 vjeç e 57 ditë

Futboll

Futbollisti më i ri që vesh fanellën e Spanjës, është “vetëm” 16 vjeç e 57 ditë

Më: 9 shtator 2023 Në ora: 11:47
Pamje nga ndeshja

Ylli i Barcelonës, Lamin Xhamal, ka shkruar historinë, duke debutuar me kombëtaren spanjolle. Sulmuesi u hodh në fushë nga stoli në ndeshjen kundër Gjeorgjisë, kualifikuese për “Euro 2024”, dhe u bë lojtari më i ri që vesh fanellën e “furisë së kuqe” me 16 vjeç e 57 ditë.

Ai ia ka kaluar shokut të tij te Barcelona, Gavi, i cili debutoi me Spanjën në moshën 17 vjeç dhe 62 ditë. Për ta bërë edhe më të paharrueshëm debutimin e tij me Spanjën, Lamin Xhamal e ka kurorëzuar me një gol të mrekullueshëm në minutën e 74-t që vulosi dhe fitoren 1-7 të Spanjës në Tbilis.

Ai është bërë në të njëjtën kohë golashënuesi më i ri i të gjitha kohërave në një ndeshje kualifikuese të luajtur në Europë. Sigurisht që Xhamal nuk mund t’u fshihej kamerave dhe gazetarëve spanjollë, të cilët kanë shkëputur deklaratat e para tij se pjesë e “La Roja”-s.

“Po jetoj një ëndërr tani, jam shumë i lumtur dhe falënderoj shokët e skuadrës dhe trajnerin që më dhanë besimin dhe të gjithë ata që më kanë ndihmuar në rrugën time”, tha ylli i ri e Barçës në “Teledeporte”.

Nga ana tjetër, Xhamal ka siguruar se është shumë i lumtur me vendimin e marrë për të përfaqësuar kombëtaren spanjolle, duke uruar që të ketë sa më shumë suksese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat