Maqedonia U21 fiton Suedinë në xhiron hapëse të eliminatoreve për Europianin

Futboll

Maqedonia U21 fiton Suedinë në xhiron hapëse të eliminatoreve për Europianin

Më: 8 shtator 2023 Në ora: 23:44
Maqedonia U21

Përfaqësuesja U21 e Maqedonisë luajti në mënyrë fantastike në Jönköping dhe arriti të merr një fitore mjaft të rëndësishme ndaj Suedisë në kuadër të xhiros së parë të grupit C, të eliminatoreve për kualifikimin në Kampionatin Evropian në Sllovaki 2025.

Të përzgjedhurit e seleksionuesit Dragi Kanatllarovski luajtën taktikisht në mënyrë perfekte, kompakte dhe nuk i lanë shumë hapësirë ​​përfaqësueses suedeze për të luajtur dhe në fund Maqedonia me meritë arriti të merr një fitore minimale 1:0.

Goli i vetëm në takimin e sotëm u shënua nga Ivan Nikolov, i cili arriti të realizoj që në minutën e 7-të.

Vlen të veçohet paraqitja fantastike e portierit Marko Alçevski, i cili në takimin e sotëm bëri disa pritje të jashtëzakonshme.

Në ndeshjen e dytë të eliminatoreve, të martën më 12 shtator, Maqedonia pret Holandën. Ndeshja do të luhet në qendrën stërvitore “Petar Milloshevski” me fillim nga ora 15:30.

Maqedonia: Marko Alçevski, Stefan Despotovski, Andrej Stojçevski, Reshat Ramadani, Metodi Maksimov, Ivan Nikolov, Luka Stankovski, Hamza Ramani, Behar Feta, Berat Kalkan, Mario Ilievski;

Në Pankinë: Luan Abazi, Matej Angelov, Vane Krstevski, Viktor Krstevski, Ivan Nikoloski, Mario Riçkov, Martin Talakov, Dimitar Todorovski, Alex Zlatkov.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat