Vllaznia, gati për finalen e grupit

Futboll

Vllaznia, gati për finalen e grupit

Më: 7 shtator 2023 Në ora: 16:16
Vllaznia

Vllaznia në futboll për femra tashmë përgatitet për finalen e grupit të shtatë të raundit të parë të Ligës së Kampioneve.

Bëhet fjalë për sfidën me Valur të Islandës, ndërsa trajner i vajzave kuqeblu, Haris Lika, ka folur dhe një herë përballjen me kosovaret e Hajvalisë.

"E dinim që do të kishim vështirësi në fillim.

Të them të drejtën kemi patur shumë mangësi për të zhvilluar ndeshje miqësore gjatë fazës përgatitore.

Por ishim përgatitur për të zhvilluar një ndeshje të tillë. për ta fituar dhe për të shkuar në finalen e grupit", thotë trajneri i shkodranëve, Haris Lika.

Valur kundërshtar i vështirë, por shkodranet duan fitoren të shtunën dhe kalimin e raundit. Këtë beson dhe trajneri Lika, por dhe presidenti Lazër Matija

"Ishte një ekip i mirë kuptohet. Ne i studiuam pikat e forta të tyre. Do të mundohemi që t'i ndalojmë. Ti sulmojmë dhe të luajmë aspak inferior ndaj tyre", pohon Lika

“Ky ekip tashmë dihet që pretendon çdo ndeshje dhe çdo raund për të kaluar. Nuk është e lehtë, teksa duhet theksuar kjo, sepse përballë kemi skuadra që kanë vite që e luajnë futbollin e femrave.

Por gjithsesi mendoj se kontingjenti është. Puna është bërë, ambienti është shumë pozitiv dhe me mbështetjen e tifozëve dhe të gjithë bashkë mendoj se ekipi do të hyjë në fushën e lojës me objektiva të qarta për të kaluar në raundin tjetër", nënvizon presidenti i Vllaznisë, Lazër Matija.

Vllaznia – Valur e Islandës luhet të shtunën në ora 18:00 në stadiumin “Loro Boriçi” dhe do të vijë drejtpërsëdrejti në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat