Federata Çeke vepron ndryshe nga FSHF

Futboll

Federata Çeke vepron ndryshe nga FSHF

Më: 6 shtator 2023 Në ora: 22:26
Pamje nga atmosfera

Federata Çeke e Futbollit dhe homologia e saj shqiptare duket se i shohin në mënyrë krejtësisht të kundërt tifozët e ekipit kombëtar.

Nëse në Shqipëri çmimet e biletave të ndeshjeve të Kombëtares kanë filluar të bëhen të papërballueshme pasi rriten vazhdimisht nga FSHF, në Çeki kanë nisur iniciativa që të kthejnë në stadium personat e shtresave që nuk kanë mundësinë ekonomike të ndjekin ndeshjet.

Përballja mes Çekisë dhe Shqipërisë do të shënojë fillimin e projektit “Merr gjyshin në ndeshje” për përfaqësuesen vendase. Federata çeke ka vendosur që çdo shtetas apo shtetase çeke mbi 63 vjeç, mund të marrë një biletë falas për të hyrë në stadium në ndeshjet e përfaqësueses.

Iniciativa në fjalë ka nisur në vitin e kaluar te klubi i Slavias së Pragës, me propozimin e një kirurgu të njohur kardiak çek, Jan Pirk.

“Kam parë njerëz në moshë të thyer të cilët kanë ndalua së shkuari në ndeshjet e futbollit pasi nuk mund ta përballojnë me pensionet që kanë. Ndaj unë i dhashë drejtuesve të Slavias idenë që ata mund të ftoheshin në ndeshje të caktuara me hyrje falas”, shpjegoi Pirk.

Këtë iniciativë e kanë mbështetur edhe drejtuesit e Federatës Çeke, të cilët ka ftuar pensionistët që të jenë të pranishëm në ndeshjen ndaj Shqipërisë pa paguar. Një leksion falas se si duhen trajtuar tifozët për homologët kuqezi që do të ulen përkrah tyre në tribunën e “Fortuna Arena".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat