Capello kritikon

Futboll

Capello kritikon

Më: 5 shtator 2023 Në ora: 14:20
Capello

Pasi pranoj të merrte drejtimin e Kombëares së Arabisë Saudite, ish-tekniku i Inter, Manchester City e së fundmi Kombëtares italiane, Roberto Mancini u bë zyrtarisht tekniku më i paguar në botë, teksa përfiton plot 25 milionë euro në sezon, në Lindjen e Mesme.

Për këtë kalim foli dhe tekniku legjendar, Fabio Capello, i cili në një intervistë për mediat italiane kritikoi largimit e Mancinit nga Kombëtarja italiane në drejtim të asaj të Arabisë Saudite.

“Ai bëri një gabim shumë të rëndë duke akuzuar presidentin e federatës se nuk ndjente besim, kur në realitet do të ishte më e lehtë të thonte që kam marrë një ofertë të cilës nuk mund t’i them jo dhe duhet ta pranoj.

Mancini vetëm tentoi të justifikohej, duke akuzuar federatën që kanë ndryshuar stafin e tij”,- u shpreh Capello.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat