Polonia publikon listën për ndeshjen kundër Shqipërisë, mungon lojtari i Romës

Futboll

Polonia publikon listën për ndeshjen kundër Shqipërisë, mungon lojtari i Romës

Më: 4 shtator 2023 Në ora: 00:12
Polonia

Polonia ka publikuar listën e lojtarëve që trajneri Santos do të ketë në dispozicion për ndeshjet e shtatorit.

Bardhekuqtë do të ndeshen me Shqipërinë më 10 shtator në “Air Albania”, ku pritet një atmosferë e zjarrtë nga tifozët në stadim, teksa janë shitur të gjitha biletat e disponueshme.

Në Tiranë nuk do të vijë lojtari i Romës, Nikola Zalevski, i cili mungon në listën e Santosit.

Image

Lista

Të njëjtin fat ka edhe portieri i Bolonjës, Skorupski.

Ky i fundit është kthyer në një problem për Kombëtaren polake, pasi në grumbullimin e shkuar deklaroi se futbollistët e Polonisë u zunë me njëri-tjetrin për bonusin që do të merrnin gjatë Kampionatit Botëror.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat