Të kaltrit zyrtarizojnë mesfushorin e Senegalit!
Dinamo City bën një tjetër përforcim për të kompletuar edhe më shumë organikën e trajnerit Luigi Di Biaggio.
“Blutë” zyrtarizuan me anë të një njoftimi në rrjetet sociale firmën me Bakary Goudiaby, i cili është 21-vjeccar dhe mbulon rolin e mesfushorit.
Lojtari së fundmi ka qenë pjesë e Teungueth Fc, skuadër që bën pjesë në premierligën e Senegalit, ndërsa Goudiaby është pjesë edhe e kombëtares U20 të Senegalit.