Në gjurmët e Andres Iniestës

Futboll

Në gjurmët e Andres Iniestës

Më: 3 shtator 2023 Në ora: 11:03
Mata

Futbollisti veteran spanjoll, Juan Mata, ka nënshkruar për me skuadrën japoneze Vissel Kobe. Pikërisht në këtë ekip kanë luajtur më herët të tjerë lojtarë spanjolle me shumë emër si Andrés Iniesta apo David Villa.

Mata, 35 vjeç, vjen në klubin J-League pasi ka luajtur një sezon në skuadrën turke Galatasaray dhe më parë në ekipe si Manchester United, Chelsea dhe Valencia.

Mesfushori i bashkohet Vissel Kobe deri në fund të këtij sezoni, i cili do të mbyllet dhjetorin e ardhshëm. Vissel Kobe aktualisht është në pozitën e dytë në kampionat pas 26 ndeshjeve të luajtura.

Mata është shpallur kampion bote me kombëtaren spanjolle në vitin 2010. Ai shpreson të lërë gjurmë si Andrej Inesta që luajti për pesë sezone me këtë skuadër (2018-2023).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat