Tifozët prishin makinat e parkuara

Futboll

Tifozët prishin makinat e parkuara

Më: 30 gusht 2023 Në ora: 13:44
Makina e shkatërruar

Romelu Lukaku ka bërë që tifozët e Romës të tërbohen nga gëzimi.

Sulmuesi belg dhe klubi kryeqytetas kanë gjetur akordin, teksa “Big Rom” do jetë pjesë e “gladiatorëve” deri në fundin e sezonit.

Pasditen e djeshme, 32-vjeçari ka mbërritur në Itali, ku të shumtë ishin tifozët që kishin dalë për t’i uruar mirëseardhjen.

Me kontratë deri në fundin e sezonit dhe në formë huazimi nga Chelsea, Lukaku më në fund gjen një ekip pas një telenovele të gjatë vere. Në Romë e kanë pritur “me lule” sulmuesin, teksa tifozët kanë prishur edhe makinat e tyre për të parë sulmuesin.

Të shumtë në numër, tifozët e Romës kanë hipur mbi makina për të pritur Lukakun, me disa nga mjetet që janë dëmtuar. Tanimë Mourinho ka një “as” më shumë në sulm, me belgun që do prezantohet sot në ekipin e ri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat