Tundohet Milani

Futboll

Tundohet Milani

Më: 30 gusht 2023 Në ora: 11:29
Milani

Rade Kruniç, mesfushori i Milanit, ka ende shanse që të përfundojë te Fenerbahçe në këto ditë të fundit të merkatos së verës. Për këtë është bindur gazeta e njohur sportive “Fanatik”.

Sipas kolegëve sportivë turq, në fakt, klubi stambollas i ka bërë Milanit një ofertë prej 12 milionë eurosh për të blerë mesfushorin boshnjak të lindur në vitin 1993 dhe tani është në pritje të përgjigjes së “djallit”.

Koha e pakët mund të shtyjë drejt refuzimit, pavarësisht se shifra është shumë pranë asaj që kuqezinjtë kërkonin. Në rast se Pioli bindet të lëshojë xholin e tij, Milani do të tentonte menjëherë blerjen e Nikolas Domingezit të Bolonjës.

Ndërkohë, klubi ka bllokuar Jasin Adlinë, i cili shihet se zëvendësi i Kruniçit për sezonin. Gjithmonë nëse boshnjaku qëndron.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat