“Është shumë i zgjuar” – Fabregas emëron lojtarin që mund t’ia fitojë Arsenalit trofeun e Ligës Premier

Futboll

“Është shumë i zgjuar” – Fabregas emëron lojtarin që mund t’ia fitojë Arsenalit trofeun e Ligës Premier

Më: 30 gusht 2023 Në ora: 00:43
Fabregas

Cesc Fabregas nuk mendon se Declan Rice ka nevojë për kohë për t’u përshtatur në Arsenal dhe thotë se ai mund të bëhet një lider i madh për skuadrën e tij të vjetër.

Skuadra londineze nënshkroi me mesfushorin anglez nga West Ham United për 115 milionë euro, por spanjolli mendon se mund të dëshmojë se ia vlen.

Duke përshëndetur 24-vjeçarin në një intervistë për Sky Sports, Fabregas ka thënë: “Arsenali do të garojë sërish për titullin; janë më të fortë se sezonin e kaluar. Declan Rice është fantastik”.

“Personaliteti i tij sjell një dimension të ri në skuadër dhe atij nuk i duhet shumë kohë për t’u përshtatur, sepse është shumë i zgjuar. Ai mund të jetë një lider i madh për Arsenalin”.

Rice e ka ndihmuar Arsenalin që të fillojë fuqishëm sezonin. Që nga ardhja e tij, Gunners kanë fituar Community Shield dhe dy ndeshjet e tyre të para në Ligën Premier kundër Nottingham Forest dhe Crystal Palace.

Sipas WhoScored, reprezentuesi anglez aktualisht po bën tre goditje për ndeshje. Askush në skuadrën e Mikel Artetës nuk ka më shumë se ai tani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat