Selektori i Zvicrës para ndeshjes në Prishtinë: Më shumë jam i brengosur për diçka tjetër

Futboll

Selektori i Zvicrës para ndeshjes në Prishtinë: Më shumë jam i brengosur për diçka tjetër

Nga: K. G. Më: 29 gusht 2023 Në ora: 22:23
Zvicra

Kombëtarja e Zvicrës po përgatitet për ndeshjen e Grupit I të kualifikueseve për Kampionatin Evropian në futboll.

Selektori i Zvicrës, Murat Yakin, ka folur për takimin me 9 shtator në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ku do të përballen me Kosovën. 

“E di nga shorti se kjo mund të jetë një nga ndeshjet më të vështira në grup.

Edhe emocionalisht”, tha Yakin transmeton mediumi zviceran “20min”. 

Yakin më tej tha se ka lojtarë që janë të lidhur me Kosovën. 

“Ata kanë lojtarë që kanë lidhje me Zvicrën. Ne kemi lojtarë që kanë lidhje me Kosovën.

Por emocionet e këtij dueli vëllazëror do të jenë plotësisht pozitive.

Më shumë jam i brengosur për diçka tjetër”, tha Yakin.

Yakin ka përmendur edhe fushën në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. 

“Fusha në Prishtinë ishte në gjendje shumë të keqe gjatë ndeshjes së fundit në shtëpi kundër Rumanisë.

Shpresoj se do të luajmë në një fushë të mirë”, ka thënë Yakin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat