Shiten të gjitha biletat për ndeshjen Kosovë -  Zvicër

Futboll

Shiten të gjitha biletat për ndeshjen Kosovë -  Zvicër

Nga: K. G. Më: 29 gusht 2023 Në ora: 18:28
Tifozët

Të gjitha janë në pritje të ballafaqimit mes kombëtares së Kosovës dhe Zvicrës, në kuadër të Grupit I të kualifikueseve për Kampionatin Evropian në futboll. 

“Shiten të gjitha biletat për ndeshjen Kosovë – Zvicër!

Janë shitur brenda pak orëve të gjitha biletat për ndeshjen kualifikuese për Euro 2024 ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës, e cila zhvillohet më 9 shtator në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Edhe kësaj radhe interesimi i tifozëve për të siguruar një biletë për ndeshjen e Dardanëve ka qenë i madh, derisa të gjitha biletat janë shitur përmes platformës online”, njofton FFK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat