Ballkani zyrtarizon goditjen e papritur në merkato

Futboll

Ballkani zyrtarizon goditjen e papritur në merkato

Më: 29 gusht 2023 Në ora: 12:02
Ballkani

Ballkani ka bërë edhe një tjetër blerje në ditët e fundit të afatit kalimtar.

Skuadra kampione e Kosovës ka njoftuar se ka siguruar shërbimet e anësorit Marsel Ismajlgeci.

23 vjeçari ka luajtur për Tiranën, skuadër me të cilën u shpall kampion i Superiorës në Shqipëri, kurse së fundmi kishte një aventurë edhe në Bosnje, me kampionët e Zrinjskit të Mostarit.

“Kemi kënaqësinë të ju njoftojmë se skuadrës tonë kampione i është bashkuar edhe një kampion. Anësori i majtë, Marsel Ismajlgeci, tani është futbollist i Ballkanit. 23 vjeçari ka luajtur për Tiranën, skuadër me të cilën u shpall kampion i Superiorës në Shqipëri, kurse së fundmi kishte një aventurë edhe në Bosnje, me kampionët e Zrinjskit të Mostarit.”, thuhet në njoftimin e Ballkanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat