Këto janë përballjet më të mira sot në top-ligat evropiane

Futboll

Këto janë përballjet më të mira sot në top-ligat evropiane

Më: 26 gusht 2023 Në ora: 10:23
Foto ilustrim

E shtuna do të jetë e mbushur me ndeshje futbollistike në top-ligat evropiane.

Në Premierligë, Arsenali e prêt Fulhamin nga ora 16:00, kurse në orar të njëjtë në “Old Trafford” Man Utd ndeshet me Nottingham Forest.

Në Francë, PSG do ta kërkojë fitoren e parë sonte, kur do të luajë si nikoqir i Lens nga ora 21:00.

Në Gjermani, Dortmund do të jetë mysafir i Bochum, kurse Leverkuseni i Granit Xhakës udhëton për t’u ndeshur me Borussia Monchengladbach.

Në Itali, Milan ndeshet me Torinon në mbrëmje nga ora 20:45, kurse në Spanjë, Mallorca e Vedat Muriqit përballet me Granadan në udhëtim nga ora 19:30. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat