Ilir Daja: Fitore e madhe e Ballkanit dhe e gjithë Kosovës

Futboll

Ilir Daja: Fitore e madhe e Ballkanit dhe e gjithë Kosovës

Më: 24 gusht 2023 Në ora: 23:20
Pamje nga ndeshja

Ilir Daja e nis prononcimin pas ndeshjes së madhe me Bate Borisovin, duke ia dedikuar suksesin të dëmtuarit Lindon Emërllahu, tashmë i operuar e që do të mungojë për një kohë të gjatë.

“Kjo ftore i shkon Lindon Emërllahut, sepse dje është operuar, është pika jonë e fortë. Fitorja shkon për tifozët e Suharekës, të Kosovës.

Në pjesën e parë kemi pasur tri katër raste me portierin dhe kemi marrë një gol, futbolli i ka këto, nga një ekip që ka më tepër përvojë se ne, ka lojtarë shumë të mirë.

Nëse e shtrijmë përgjatë 90-minutëshit, e kemi dominuar, me lojë gola dhe raste.

Duhet të kishim shënuar më shumë gola. Gjithsesi, rezultati 4-1 përballë një kundërshtari me përvojë, me të gjithë këto element, është fitore e mad

he. Futbollistët e meritojnë një bravo të madhe për të që kanë bërë, një skuadër e një qyteti të vogël, por me zemër të madhe.

Suksesi i Ballkanit është sukses i futbollit të Kosovës. Me atë humbje me Ludogortetsin të merren specialistët.

Çelësi i suksesit: “

Ne, trajnerët, nuk zbërthemi nga ana tekniko-taktike, sepse kemi edhe një ndeshje tjetër. Është sekret profesional, as unë dhe as djemtë nuk mund të tregojmë se kush ishte strategjia jonë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat