Skuadra daneze turpëron Partizanin e Beogradit  

Futboll

Skuadra daneze turpëron Partizanin e Beogradit  

Nga: K. G. Më: 24 gusht 2023 Në ora: 20:35
Danezët festojnë

Nordsjaelland ka treguar lojë të madhe para shikuesve të vet, duke e turpëruar me rezultat 5:0 Partizanin e Beogradit, në takimin e parë të play - off-it të Conference League në futboll. 

Si në pjesën e parë po ashtu edhe në të dytën, skuadra daneze ka shkëlqyer duke e deklasuar ekipin beogradas.

Golat i realizuan Frese (11'), Ingvartsen (43’  e 68', të dyja nga penalltia), Villadsen (73') e Iliq (88’-autogol).

Skuadra daneze me një këmbë është në fazën e grupeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat