KAS kërkon të zbatohet vendimi nga FFK në rastin e Dinamos 

Futboll

KAS kërkon të zbatohet vendimi nga FFK në rastin e Dinamos 

Më: 24 gusht 2023 Në ora: 19:21
Foto ilustrim

Këshilli për Arbitrazh Sportiv (KAS) kërkon që Federata e Futbollit e Kosovës, të zbatojë vendimin, që Dinamo e Ferizajt të kthehet në Grupi B dhe jo të luajnë në Grupin A të Ligës së Parë të Kosovës. 

“Këshilli për Arbitrazh Sportiv (KAS) në mbledhjen e mbajtur me datë 22 Gusht 2023 shqyrtoi rastin e moszbatimit të Vendimit të Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv (GJAS) nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) në lidhje me padinë e KF Dinamo nga Ferizaj. Kjo situatë është e papranueshme, sepse KAS është organi më i lartë i gjygjësisë sportive në vend dhe ankesa/ padia që hyn në  kompetencë të KAS-it është mjeti i fundit jashtëzakonshëm juridik në vend. 

Vendimet e KAS-it, respektivisht GJAS-it janë të formës së prerë dhe ankesa kundër këtyre vendimeve mund te parashtrohet vetëm ne Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS) në Lozanë. 

Këshilli i Arbitrazhit Sportiv i bënë thirrje Komitetit Ekzekutiv të Federatës së Futbollit të Kosovës që të ndërmerr të gjitha veprimet për zbatimin e Vendimit të GJAS-it në lidhje me padinë e KF Dinamo nga Ferizaj kundër Federatës së Futbollit të Kosovës dhe njëkohësisht të merr masa ndaj atyre që nuk e zbatuan Vendimin e GJAS-it", thuhet në reagimin e Këshillit për Arbitrazh Sportiv Kryetar Eroll Salihu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat