Skuadra shqiptare, Struga Trim Lum, nuk ia doli në përballje me Breidablik nga Islanda.
Breidablik ka shënuar fitore me rezultat 1:0 ndaj kampionit të Maqedonisë së Veriut, në takimin që u zhvillua në Ohër.
Kjo ishte ndeshja e parë e play –off-it të Combference League.
Futbollisti Gunnlaugsson ka realizuar në minutën e 35-të.
Shabanit të Strugës iu mohua një gol në minutën e 28-të, me pretekstin se ka shkaktuar faull.
Në minutën e 16-të, Ibraimi rrezikshëm, por shtylla i mohon golin sulmuesit veteran të Strugës.
Ndeshja e kthimit luhet pas një jave në konak të Breidablik-ut.