Kush është personi që ruan argjentinasin edhe kur ndodhet në fushë?

Futboll

Kush është personi që ruan argjentinasin edhe kur ndodhet në fushë?

Më: 24 gusht 2023 Në ora: 16:17
Lionel Messi

Lionel Messi shkaktoi një “tërmet” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që kur mbërriti tek skuadra e Inter Miami.

Mijëra fansa që ëndërronin të takoheshin me yllin argjentinas, papritur kanë mundësinë t’i afrohen për t’i kërkuar autografe dhe foto.

Megjithatë, kjo nënkupton rreziqe për kapitenin e skuadrës argjentinase.

Nisur nga pronari i klubit, David Beckham vendosi të punësojë një truproje për ta ndjekur atë dhe familjen e tij në çdo kohë.  Kështu përmes rrjeteve sociale dhe me kalimin e ditëve filloi të bëhet virale figura e personit që e shoqëron Leon dhe që ndërhyn vazhdimisht që fansat të mos shqetësojnë futbollistin.

Ky është Yassine Chueko.

Nga ana tjetër, siç tregohet në llogarinë e tij në Instagram, Cheuko është ekspert në artet marciale , taekwondo dhe boks dhe ka marrë pjesë në disa luftime MMA , sipas medias Miami Diario.

Profili i tij në platformën Mark Zuckerberg është plot me imazhe nga stërvitja e tij.

Përveç kujdesit për të gjatë ndeshjeve, Cheuko është gjithmonë pranë lojtarit të Inter Miamit dhe ai shihet duke i qëndruar pranë edhe kur del për pazar me Antonela Roccuzzo dhe fëmijët e saj në supermarket.

Që kur u bë i njohur si truproja e Messit,Cheuko e ka pesëfishuar numrin e ndjekësve në Instagram, ku numëron më shumë se 110 mijë njerëz.

Publikimi i tij i fundit daton 59 javë më parë dhe është një luftë MMA në të cilën ai mori pjesë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat